
TIRANË- Përkushtimi i Cristiano Ronaldos është unik. Edhe ata që nuk janë fansa të portugezit e pranojnë profesionalizmin e tij dhe faktin që i kushton vëmendje çdo detaji për të performuar sa më mirë. CR7 vazhdon të shënojë gola pa pushim edhe në moshën 39-vjeçare. Një nga arsyet pse ai mbetet ende "i paprekshëm" është fakti se ai është shumë i përpiktë në lidhje me dietën, stërvitjen dhe pushimin.
Cristiano Ronaldo filloi partneritetin e tij me 'trajnerin' Nick Littlehales kur ai ishte në kulmin e karrierës së tij në Real Madrid. Me këtë metodë të re stërvitjeje, sulmuesi portugez ndryshoi zakon dhe nuk fle 8 orët tipike gjatë natës, por bën “dremitje” të shkurtra prej një orë e gjysmë 5-6 herë gjatë ditës.
Ronaldo bën not në orën 22.00 të mbrëmjes, më pas merr një sy gjumë deri në mesnatë, si dhe një tjetër sy gjumë të shkurtër rreth orës 3 të mëngjesit para se të zgjohet për ditën e re. Kjo teori sipas tij, është një metodë më e mirë se tetë orët e rekomanduara brenda një nate.
“Është një mënyrë për të fjetur më pak, por për të përmirësuar rikuperimin e trupit. Futbollistët kanë jetë private, sporti që ata luajnë ka orare shumë impenjative. Shumë sportistë të rinj me të cilët punoj vuajnë nga pagjumësia, ankthi, stresi dhe të gjitha ato gjëra që janë pjesë e botës së sportit,”-tha Littlehales.
Kur Cristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite, atij iu desh të rregullonte orarin pasi skuadrat stërviteshin më vonë gjatë ditës për shkak të vapës.
"Dallimi më i madh që kam gjetur në Arabinë Saudite është padyshim nxehtësia dhe përshtatja e programeve stërvitore më vonë gjatë ditës kur është më e freskët,"- tha superylli portugez për LiveScore, duke shtuar se me kalimin e kohës u mësua edhe ai me rutinën e re./ZËRI