
TIRANË- Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Ferma VIP, ku aktori Florian Agalliu ka dëmtuar këmbën teksa luante volejboll. Menjëherë në fermë ka mbërritur ambulanca, e cila ka bërë të mundur dërgimin e tij drejt spitalit.
Pas vizitave të specializuara, konkurenti është kthyer sërish në fermë, ku është ndihmuar nga banorët e tjerë, për shkak se kishte vështirësi në lëvizje.
Kanë qenë Albano dhe Valeri, ata të cilët e kanë marrë nga ambulanca, për ta çuar në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Pasi u rehatua në krevatin e tij në dhomën e gjumit, Flori tha se këshilla e mjekëve ishte që të mos lëvizë për 6 ditë.
“Më bënë eko. Do nja 5-6 ditë regjim. Ai më tha që këshilla ime është mos e luaj fare”, tha Flori.