
ARABI SAUDITE- Cristiano Ronaldon nuk e mbajnë më nervat, kur gjërat nuk shkojnë mirë për të dhe skuadrën e tij.
Mbrëmjen e djeshme, skuadra e tij Al Nasr u turpërua në finalen e Kupës duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 nga Al Hilal, edhe pse “të verdhët” kaluan të parët në avantazh, pikërisht me Ronaldon.
Kjo humbje nuk u përtyp mirë nga portugezi, i cili pasi bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve kundërshtarë, bëri dhe gjeste mosrespektimi ndaj shokëve të tij.
Pasi skuadra e tij pësoi katër gola për 17 minuta, Cristiano Ronaldo iu drejtua shokëve të tij duke i thënë se po “flini gjumë”.
This is incredibly disrespectful to your teammates pic.twitter.com/Ma6CBxmonq
— Altin (@AltinsBack) August 17, 2024
Edhe pse portugezi zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Al Nassr në avantazh në fund të pjesës së parë, goli i tij nuk mjaftoi.
Me fillimin e pjesës së dytë, rezultati u përmbys. Në minutën e 55-të, Milinkovic Savic barazoi sfidën.
Më pas, dopieta e Aleksandar Mitrovic dhe goli i Malcom, vulosën sfidën në shifrat 1-4./ZËRI