
TIRANË- Modelja e njohur Adrola Dushi e ka pranuar lidhjen me artistin Capital T. Mbrëmjen e djeshme Adrola publikuar një foto me reperin Capital T, ku shihen së bashku në koncertin që ai mbajti në Tiranë.
“Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë”, shkruan ajo krah fotove që ka postuar, ndërkohë që nuk ka munguar as një koment nga ana e reperit, të cilit duket se nuk i ka pëlqyer vetja në foto.
“A sgjete foto ma t mire a”, shkruan Capital T në koment, ndërsa shumë prej ndjekësve e mbështesin, duke thënë se modelja ka zgjedhur foton ku ka dalë vetë më bukur, dhe e ka lënë reperin ‘pa dhëmbë’.

Kujtojmë se prej shumë kohësh është përfolur për një romancë të mundshme midis Adrola Dushit dhe Capital T, por megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.
Të vetmet ‘dedikime’ që i kanë bërë njëri-tjetrit publikisht janë ato që kanë thënë në disa intervista televizive ku këngëtari e ka quajtur Adrolën si një nga femrat më të bukura shqiptare, ndërsa Adrola ka deklaruar se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.
Pas kësaj fotoje, ne presim tashmë foto dhe video të tjera nga çifti!/ZËRI