
BRAZIL- Kur Ronaldo Nazário bleu Real Vajadolidin në vitin 2018, tifozët ëndërronin për një të ardhme të artë dhe një klub që do të konkurronte në Ligën e Kampionëve. Sot, pas dy rënieve nga La Liga dhe krizës së thellë sportive dhe institucionale, thirrjet "Ronaldo go home!" janë bërë simbol i zhgënjimit të thellë ndaj legjendës braziliane.
Përkundër premtimeve për “revolucion, konkurrencë dhe transparencë”, menaxhimi i Ronaldo Fenomenit ka prodhuar vetëm dështime, investimet kanë qenë përherë të paplota dhe është vërejtur një mungesë e dukshme angazhimi gjatë viteve të fundit.
Klubi është sërish në prag të shkatërrimit, ndërsa një tjetër protestë e madhe pritet në stadiumin Zorrija këtë fundjavë. Tanimë është bërë zakon të protestohet fundjavave kundër legjendës braziliane.
Tifozët ndihen të tradhtuar. Ronaldoja, i cili dikur shihej si shpëtimtar, tani perceptohet si shkaktari i një katastrofe./ZËRI