Qytetërim

'Romeo falsifikoi letrat, Juli ka marrë tender'/ Jetmirin s'e mbajnë nervat, del përfundimisht nga "Big Brother"

Por “Vëllai i madh” i komunikoi se nuk mund ta pranojë “kushtin” e tij, kështu ai tha se do të qëndrojë, duke shtuar se do të zgjedhë se më kë do të komunikojë.

k.m.
'Romeo falsifikoi letrat, Juli ka marrë tender'/ Jetmirin
Jetmir Salaj

TIRANË- Mbrëmë në spektaklin e të shtunës, Jetmir Salaj ka lënë përfundimisht garën e "Big Brother VIP3". Teksa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Jetmiri pretendoi për standarde të dyfishta. Në fillim tha se kishte vendosur që të mos largohej nga shtëpia, por me kusht që nuk do të fliste me askënd nga banorët.

Por “Vëllai i madh” i komunikoi se nuk mund ta pranojë “kushtin” e tij, kështu ai tha se do të qëndrojë, duke shtuar se do të zgjedhë se më kë do të komunikojë. Por më pas teksa banorët po diskutonin për lojën e tij, ai përmendi disa raste në të cilat sipas tij Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë thyer ligjin, por nuk i jepej zë nga produksioni.

"Po u sjell në vëmendje frazat që këta banorë, në momente të kontrollit kanë vetëshkatërruar veten e tyre. Meqë Juli dhe Romeo më tërhoqën vëmendjen dhe kërkuan që të diskreditohen publikisht, atëherë po i ndihmoj sepse me gojën e tyre këtu në ekran, kanë pranuar Juli në rastin e tij sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik ku ka marrë pjesë në një tender, kanë falsifikuar tenderin dhe janë bërë pjesë e një falsifikimi. E ka thënë Jul Deda me gojën e tij. Kemi një Romeo, i cili pretendonte që bridhte me një motor të vjedhur, që bënte letra falso dhe kalonte nën hundën e Policisë së Shtetit,"-tha ai ndër të tjera.

Ndaj menjëherë pasi mbaroi fjalën e tij, ai u largua përfundimisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB