Qytetërim

Ledjona Xheladinaj tregon si janë marrëdhëniet me ish-bashkëshortin: Ka tentuar të kërkojë falje

Gazetarja është shprehur se veprimi i tij, reagimi gjatë kohës që ajo ishte në Big Brother, e ka lënduar shumë të bijën.

F.m
Ledjona Xheladinaj tregon si janë marrëdhëniet me
Ledjona Xheladinaj

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother VIP dhe gazetarja Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj. E ftuar në “S’e luan Topi”, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Ledjona tregoi se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që t’i kërkojë falje, por që ajo nuk ka pranuar.

Gazetarja është shprehur se veprimi i tij, reagimi gjatë kohës që ajo ishte në Big Brother, e ka lënduar shumë të bijën.

“Më janë error sytë kur pashë komentin. Por, e kam mbajtur veten. Nuk do të flas kurrë keq për atë njeri sepse është babai i vajzës time. Ka kërkuar që të ketë kontakt me të, por ajo nuk e ka pranuar. Ka tentuar që të më kërkojë edhe mua falje, por nuk kam dashur që të kem kontakt,”- ka thënë ndër të tjera Ledjona.

Poll

MOS HUMB