
TIRANË- Këngëtarja Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë. Olta dhe partneri i saj, Iv Rrokaj janë shtuar dhe me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Brel.
Dyshja kanë edhe një vajzë që quhet Gaia, e cila sot është katër vjeçe dhe është bërë me vëlla.
Edhe herën e dytë, njësoj si me të parën, Olta nuk ka preferuar të ndajë momente nga shtatzënia e saj, duke i surprizuar ndjekësit në momentin që ka lindur.
“BREL Rrokaj 20/04/2024. Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve! Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish,”- shkruan ajo krah disa fotove.
View this post on Instagram