
BRITANI E MADHE- Këngëtarja shqiptare Rita Ora foli për sulmet e panikut dhe çfarë bën për t'u përballur me to çdo herë. Në një intervistë në podcastin "Brave New World", ylli i pop-it foli për betejat e saj për shëndetin mendor dhe zbuloi se ajo "ka mësuar të njohë" shenjat e një sulmi paniku pasi ka përjetuar stres.
Për sulmet e panikut, ajo përdor metoda të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat si dhe akupunkturën.
“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Tani kam mësuar të njoh kur "po vjen" një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme,”- tha këngëtarja.
Siç raportohet nga Daily Mail, edhe më parë këngëtarja kishte ndarë vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor përmes teksteve të albumit të saj të tretë "You and I"./ZËRI