Qytetërim

Rikthehet El Nino, ky dimër do ketë më pak borë?

Fenomeni El Nino ka prirje që të shtojë lagështinë në dimër dhe të ketë më pak reshje bore gjatë kësaj stine. Fenomeni ndodh në SHBA, por 'prek' dhe disa pjesë të Europës.

D.XH
Rikthehet El Nino, ky dimër do ketë më pak borë?
Dimer ne SHBA

SHBA – Fenomeni El Nino pritet që të rikthehet në SHBA dhe mund të sjellë çrregullime të temperaturave, duke bërë që dhe dimri këtë vit të jetë ‘ndryshe’.

Të dhënat e publikuara nga Administrata Kombëtare e Atmosferës flasin për një dimër ndryshe këtë vit, ndikuar nga fenomeni atmosferik. Një El Niñho e fuqishme – që dhuron një ngrohje natyrore të ujit të Oqeanin Paqësor - parashikohet të jetë nxitësi kryesor i motit në të gjithë Amerikën gjatë muajve të ardhshëm.

Një meteorolog tha se fenomeni El Niño mund të ndikojë, që të mos ketë shumë reshje bore sivjet në pjesën veriore të Amerikës.

Ka një reduktim të reshjeve të bores në vitet e fundit në shumë zona, veçanërisht rreth Liqeneve të Mëdha, shkëmbinjve veriorë dhe veriperëndim të Paqësorit, duke u shtrirë në Kanadanë perëndimore dhe në pjesën më të madhe të Alaskës. El Niño, bën që moti të jetë më i lagësht dhe të ketë më tepër reshje në jug të SHBA-ve.

Po nëse do kemi një El Niño të fuqishëm?

El Niñho i këtij dimri parashikohet të jetë i fuqishëm. Pritet që Kalifornia, Nevada dhe Arizona të mbulohen nga dëbora, ndërsa thatësirat do të përjetohen nga vende si Pensilvania, Nju Jorku dhe Uashingtoni.

Pritet që edhe Europa të ndikohet nga fenomeni El Ninho. Ekspertët shprehen se ky fenomen atmosferik ka prirje, që të bëjë motin më të lagësht dhe të pengojë rënien e madhe të dëborës. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që nuk do ketë dëborë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB