
LOS ANGELOS - Aktori Mattheu Perry, i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 54-vjeçare, u varros në një varrezë të Los Anxhelosit, në një funeral ku morën pjesë të afërmit dhe miqtë e tij, shumica nga kasta e aktorëve të serialit "Friends".
Të pranishmit u mblodhën në varrezat Forest Laun në Hollyvood Hills të Los Anxhelosit, më pak se një milje nga studio e Uarner Brothers, ku u filmua seriali. Ky vend është gjithashtu banesa e fundit të shumë aktorëve të Hollivudit, duke përfshirë Michael Jackson, Lucille Ball dhe Elizabeth Taylor.
Perry, i cili luajti karakterin Chandler Bing në "Friends" nga viti 1994 deri në 2004, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, duke sjellë zemërim te fansat e tij dhe serialit të famshëm. Pesë aktorët e Friends nderuan të hënën mikun e tyre. Ata vajtuan për të, duke thënë se kjo ishte një humbje e jashtëzakonshme.

Media TMZ publikoi dhe foto nga funerali. Të pesë aktorët e "Friends" - Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrou, Matt LeBlanc dhe David Schuimmer - ishin të pranishëm. Page Six raportoi se babai i Perry-t, John Bennett Perry, dhe njerku i tij, Keith Morrison, ishin gjithashtu në varrim.
Në total, rreth 20 njerëz të veshur me të zeza morën pjesë në varrim. Aktorët e "Friends" bënë një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishin "të shkatërruar plotësisht nga humbja e kolegut".
Shkaku dhe mënyra e vdekjes së Perry-t do të përcaktohet nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, pas përfundimit të një autopsie me teste toksikologjike.
Vdekja e Perry-t erdhi një vit pas publikimit të librit të tij me kujtime, ku tregoi për ‘luftën’ e tij të vazhdueshme ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit.
Gjithashtu të premten, një fondacion në emër të Perry u hap për të mbështetur njerëzit që duan të ‘luftojnë’ varësitë e drogës./Zëri.ai/