Qytetërim

Ricky Martin i tregon të gjitha: Kam 'fetish' këmbët

Këngëtari bëri disa zbulime në një intervistë që dha.

k.m.
Ricky Martin i tregon të gjitha: Kam 'fetish' këmbët
Ricky Martin

SHBA- Ricky Martin dha një intervistë të rrallë për vitet e vështira të para 1999-ës, kur zbuloi se është homoseksual, akuzat e incestit dhe "fetishin" (fiksim) që ka për këmbët. Në rrëfimin e tij për "GQ Magazine", Martin foli hapur për të gjithë jetën e tij dhe ndrydhjen që përjetonte kur ende nuk e kishte bërë publik prirjen e tij seksuale. Ylli i popit portorikan kujtoi se para se të dilte hapur në publik, edhe miqtë e ngushtë e paralajmëruan se nëse zbulonte se ishte homoseksual, karriera e tij do të merrte fund. 

“Isha njeriu i vitit me 'Livin' la Vida Loca' dhe ijët e mia. Kisha frikë. Isha 20 vjeç dhe isha në një marrëdhënie me një burrë, unë i thashë se do të hiqja dorë nga të gjitha, do të shkoja në Evropë dhe do të ishim bashkë. Por ai më la. Më tha Rrruga jote është e qartë. Unë shoh të ardhmen tënde. Të dua, por ne nuk mund të jemi bashkë."

Fetishi i këmbëve

Për të zbutur atmosferën e intervistës, biseda u kthye për pak tek fotot që ai poston në rrjetet sociale, konkretisht, fotot e këmbëve. Ricky Martin konfirmoi dobësinë që ka në këmbë.

“I dua këmbët. Unë kam një problem me këmbën. Më pëlqen masazhi i këmbëve dhe mund t'i puth këmbët si i çmendur për orë të tëra. Por të gjithë kemi diçka. Disa njerëz kanë fetish për sqetullat,"- tha ai.

Akuzat e incestit

Ricky Martin nuk mund të fliste vetëm për jetën e tij personale dhe fetishet e tij, pas bujës së shkaktuar në verën e vitit 2022, kur ai u akuzua për një lidhje me nipin e tij. 21-vjeçari Denis Yadiel Sanchez, djali i motrës së tij, pretendoi se ai kishte një lidhje me dajën e tij, të cilën gjykata më vonë e mohoi.

“Ishte gjëja më e keqe, gjëja më e dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë. Falë Zotit ishte e pabazuar në prova dhe unë dola i pastër siç jam në të vërtetë."

Martin akuzohej për incest dhe abuzim fizik e mendor dhe sipas dokumenteve të gjykatës, nëse kjo do të ishte vërtetuar e vërtetë, këngëtari me famë botërore mund të dënohej me 50 vite burg. Martin e mbylli intervistën duke u shprehur se bota tani është një vend më i mirë dhe me kënaqësi thotë se e ka hapur rrugën për të tjerë, duke iu referuar artistëve që shprehën hapur seksualitetin e tyre.

“Do të doja ta kisha edhe unë këtë mundësi që të flisja hapur. Por ajo që u desh të kaloja atë që kalova për të bërë të mundur atë që po ndodh sot për shumë të tjerë. Një botë më të mirë,”-e mbylli ai intervistën./ZËRI

Poll

MOS HUMB