Qytetërim

Nuk e ka xhaxha! A mashtroi Ilnisa për lidhjen e saj me të madhin Dritëro Agolli?

Nuk e ka xhaxha, por e ndjen si të tillë

E.K
Nuk e ka xhaxha! A mashtroi Ilnisa për lidhjen e saj me të madhin
Ilnisa dhe Dritero Agolli

TIRANË- Ilnisa Agolli, që prej hyrjes në Big Brother, është përfolur gjerësisht si mbesa e poetit të madh shqiptar Dritëro Agolli. Këtë fakt ajo e kishte përmendur edhe jashtë, përpara futjes në shtëpi, ku prezantohej si gazetare dhe mbesë e shkrimtarit.

Por, ky fakt nuk është i vërtetë dhe vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur nga Elona Duro për këtë tematikë kaq të diskutuar, Kevi Agolli u shpreh se prindërit e tyre janë kushërin me familjen e Dritëro Agollit, dhe shkrimtari në fakt nuk është vëlla me babanë e tyre.

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe prindërit e Dritëroit ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”, tha ai. 

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai. Ne i kemi thirrur xhaxha”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

Si përfundim, Ilnisa nuk e ka xhaxha bioligjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB