Qytetërim

Renditja e FIFA-s, Anglia zbret nga podiumi, Shqipëria humb dy vende

Shqipëria është në vendin e 66-të, duke humbur dy pozicione krahasuar me muajin e kaluar

E.K
Renditja e FIFA-s, Anglia zbret nga podiumi, Shqipëria humb dy vende
renditja e fifa

ZVICËR- FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të fundit të marsit, qofshin miqësore apo zyrtare. Dy vendet e para mbeten të pandryshuara. Argjentina mbetet e para dhe Franca e dyta, ndërsa Anglia nuk është më në podium, pasi ka humbur një pozicion ndaj Belgjikës, tashmë në vendin e tretë. Italia mbetet në vendin e 9-të pas Spanjës dhe përpara Kroacisë.

I vetmi lajm tjetër për ‘top 10’ ka të bëjë me Portugalinë dhe Holandën. Kombëtarja portugeze në fakt ka parakaluar ekipin e drejtuar nga Koeman në vendin e gjashtë. Duke lëvizur më poshtë renditjes, SHBA (tani në vendin e 11-të) dhe Kolumbia (tani e 12-ta) ngjitin dy pozicione, ndërsa Uruguaji në fakt humbet katër pozicione dhe rrëshqet në vendin e 15-të.

Shqipëria është në vendin e 66-të, duke humbur dy pozicione krahasuar me muajin e kaluar. Kjo si rezultat i disfatës në dy miqësoret e marsit, ndaj Kilit dhe Suedisë. Kosova ruan pozicionin që kishte, në vendin e 102 të FIFA-s, pas këtij përditësimi.

Argjentinë (1858 pikë)

Franca (1840.59)

Belgjika (1795.23) +1 vend

Anglia (1794.9) -1

Brazil (1788.65)

Portugalia (1748.11) +1

Hollanda (1742.29) -1

Spanja (1727.5)

Italia (1724.6)

Kroacia (1721.07)

SHBA (1681.13) +2

Kolumbia (1664.28) +2

Maroku (1661.42) -1

Meksika (1661.11) +1

Uruguaji (1659.39) -4

Gjermania (1644.21)

Senegali (1624.73)

Japonia (1621.41)

Zvicra (1616.41)

Irani (1613.96)

Poll

MOS HUMB