Qytetërim

Vëllai i Jul Dedës nxjerr foton ‘flagrante’: 48 orët e Eglës në ‘izolim’

Vendimi i Big Brother për të mbajtur në lojë aktoren Egla Ceno, ka shkaktuar një furtunë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë

E.K
Vëllai i Jul Dedës nxjerr foton ‘flagrante’: 48 orët
Mario, Jul Deda dhe Egla Ceno

TIRANË- Izolimi i Eglës vazhdon ende të përflitet nëpër rrjetet sociale e kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme u injorua fakti që Egla ishte fotografuar jashtë BBV duke ecur rrugëve të Tiranës.

Moderatori Ledion Liço u shpreh se Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit, duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj, ama pamjet që qarkulluan në rrjet nuk u përmendën.

Për këtë ka reaguar dhe vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, me anë të një story në Instagram ku shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim, teksa publikon një foto tjetër të Eglës duke hipur në një makinë.

Vëllai i Jul Dedës nxjerr foton ‘flagrante’: 48 orët

Për vendimin e Big Brother ka pasur shumë rezerva edhe jashtë shtëpisë, pasi ka dyshime se Egla nuk është mbajtur në kushte izolimi, siç deklaroi produksioni, pasi dalja e saj dhe më pas vendimi për t’u futur në dhomën e bardhë, nuk ka qenë pjesë e asnjë vidoeje apo transmetimi live.

Të shtunën, publiku do të caktojë, se cili prej tre lojtarëve, Egla, Meriton dhe Ilnisa do të dalë përfundimisht nga shtëpia e Big Brother. Asnjëri prej çiftit nuk ka një biletë kthimi. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB