Qytetërim

Publikohet formacioni i Shqipërisë në sfidën ndaj Bullgarisë

Pas 6 ndeshjesh zyrtare, ku Shqipëria ka performuar jashtëzakonisht mirë, vjen një miqësore për kuqezinjtë.

D.XH
Publikohet formacioni i Shqipërisë në sfidën ndaj
Shqipëria

TIRANË  - Pas gjashtë ndeshjesh zyrtare, ku Shqipëria ka performuar si rrallë herë, duke fituar 13 pikë, kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë në Air Albania.

Trajneri Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në formacion, në raport me 11-shen që aktivizoi që nga minuta e parë, në sfidën ndaj Çekisë.

Publikohet formacioni i Shqipërisë në sfidën ndaj
Formacioni i Shqipërisë

Kështu, shansin për të treguar kualitetin e tyre e kanë Strakosha në portë, Balliu dhe Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesin e fushës dhe Muçi e Uzuni në sulm.

Nga futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen me Çekinë, janë Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami dhe Asani. Ndeshja miqësore ndaj Bullgarisë nis në orën 18:00 në Air Albania./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB