Qytetërim

Do marrë pjesë në Festivalin e Këngës? Vesa Luma sqaron gjithçka

Këngëtarja Vesa Luma thekson se ajo dhe partneri i saj, Big Basta, do të sjellin në festival, një super këngë, që personifikon çdo gjë.

D.XH
Do marrë pjesë në Festivalin e Këngës? Vesa Luma sqaron
Big Basta dhe Vesa Luma

TIRANË – Këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar, pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në media, se ajo do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Luma shprehet se lajmi është i vërtetë dhe se në festival do të jetë partnere e bashkëshortit të saj, Big Basta.

“Mezi po presim të jemi më afër jush sërish, përmes asaj që dimë të bëjmë më së miri”, shprehet këngëtarja.

Reagimi i Vesa Lumës:

Përshëndetje të gjithëve. Po e ndaj me ju një lajm shumë të bukur, që ka kohë që po qarkullon në media ????

Po është e vërtetë, pas shumë vitesh po rikthehem në Festivalin e Fundvitit në RTSh, kësaj here si mysafire e partnerit tim të jetës @bigbasta me një super këngë, që personifikon gjithcka????.. Mezi  po presssimm të jemi afër jush sërish përmes asaj që dimë të bëjmë më së miri????

Dashuri për të gjithë

Vesa & Geri./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB