Qytetërim

Arbana Osmani merr katin e parë të Piramidës për restorant

Në zemër të Tiranës, në një prej vendndodhjeve më të lakmueshme, Arbana Osmani ia ka dalë që të marrë në përdorim për restorant katin e parë të Piramidës së rikonstruktuar. Rindërtimi i të cilës i kushtoi shqiptarëve plot 14 miliardë lekë

Zëri
Arbana Osmani merr katin e parë të Piramidës për restorant
Arbana Osmani dhe piramida e rikonstruktuar

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani ka marrë katin e parë të Piramidës në qendër të Tiranës për ta kthyer në një njësi biznesi, në fushën e restoranteve. Në një kërkim në qendrën Kombëtare të Biznesit, Osmani shihet se ka vendosur si adresë për biznesin e ri që do të hapë pikërisht katin e parë të Piramidës.

Emri i subjektit të Osmanit është “Bana-s”, ndërkohë që ajo është administratorja e vetme e restorantit që pritet të hapet dhe është regjistruar vetëm këtë Tetor në QKB.

Nuk dihet ende se kush e ka dhënë ambientin në fjalë në përdorim për Osmanin, nëse e ka bërë këtë Ministria e Kulturës apo Bashkia e Tiranës. Fakt mbetet që rikonstruksioni i piramidës ka kushtuar 14 miliardë lekë, dhe fillimisht ishte deklaruar se godina do të ishte një qendër multifunksionale dixhitale, për edukimin e brezave të rinj.

Vetë moderatorja prej kohësh në rrjetet sociale ka publikuar copëza nga projekti për restorantin e saj të ri, por asnjëherë nuk e kishte bërë me dije vendndodhjen e tij.

Tashmë që informacionet janë bërë publike, Arbana duket të jetë në finalizim të projektit, dhe ndoshta shumë shpejt restoranti në fjalë do të hapë dyert për klientët, që duke marrë parasysh vendndodhjen, do të jetë i mbushur plot me turistë.

Piramida është një prej destinacioneve turistike në Tiranë, ndërkohë që ambientet e saj mund të ishin vendi ideal për shumë biznese në fushën e shërbimit. Të paktën deri tani nuk është bërë publik një ankand, apo një mënyrë përzgjedhje, se si Arbana ia ka dalë të marrë në përdorim katin e parë të Piramidës.

Arbana Osmani merr katin e parë të Piramidës për restorant
Arbana Osmani merr ambientet e Piramidës për të ndërtuar restorant

Zëri.ai

Poll

MOS HUMB