
TIRANË- Ditën e djeshme gjatë nderimit me dekoratën e ‘Legjionit të Nderit’ të Ismail Kadaresë, presidenti francez Emmanuele Macron foli disa fjali në shqip, që sigurisht që morën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Por cili qëndronte pas mësimit të këtyre fjalive në shqip nga Macron? Ka qenë pikërisht ish-ylli i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, i cili madje ka qenë në një avion me presidentin francez. Cana ka qenë i ftuar i nderit të Macron për udhëtimin në Tiranë, ndërkohë që ka treguar se së bashku në avion kanë folur dhe për gjuhën shqipe, por edhe situatën në Kosovë.
"Po udhëtova me të, ishte një ftesë e jashtëzakonshme nga presidenti francez. Duhet thënë se presidenti francez ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, iu desh që ta përsëriste vetëm 2-3 herë. Ai është një fans i çmendur i futbollit dhe kemi një dashuri të përbashkët të dy për Marsejën.
Po patjetër që më mban mend kur kam qenë kapiten i Marsejës. Na avion folëm për tema të ndryshme, për rrugëtimin tim, për gjuhën shqiptare, dhe ishte shumë kurioz për atë që po ndodh në Kosovë. I përsëriti disa herë fjalët në mënyrë që të ishte gati për fjalimin”, thotë Cana në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziu.
@blendifevziubf Presidenti Francez Makron foli dje gjate darkes ne Tirane shqip. Ai mori duartrokitjet e te ftuarve. Po kush ja mesoi Makronit fjalet shqip dhe cili qe Shqiptari qe udhetoi bashke me te? #macron #lorikcana #france #albania #kadare #shqip #blendifevziu ♬ original sound - blendifevziu