
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e kësaj të hëne në Pallatin e Brigadave Presidentin francez Emmanuel Macron. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se Franca kujdeset që ëndrra evropiane e Ballkanit Perëndimortë realizohet. Rama u kujdes të vinte në dukje marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve.
"Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin, pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne. Zot President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017", tha Rama.
Edi Rama: Në të gjitha kohërat për të gjithë shqiptarët dielli lind në Perëndim. Nuk gënjej duke pohuar që për shumë shekuj në sytë e një farë Shqipërie që kishte një farë ideje te vetes së saj Franca ishte Evropa dhe Evropa për të qenë vetja e saj nuk mund të ishte veçse një Evropë trengjyrëshe. Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime të marrin një përgjigje qoftë edhe me porosi.
Kjo ëndërr autentike, kjo shprese mallëngjyese për të cilën fola pak që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj. Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin, pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne. Zot President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017.
Presidenti francez Emmanuel Macron pasi foli për marrëdhëniet mes dy vendeve zgjodhi që fjalimin e tij ta mbyllë në gjuhën shqipe.
Emmanuel Macron: Po e ngrej gotën time për popullin shqiptar, për çastet e veçanta që na bashkojnë dhe për Europën që ndërtojmë bashkë, rroftë Shqqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare.