
FRANCË- Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është në qendër të vëmendjes së Paris Saint-Germain (PSG), kampionët e Francës, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e një transferimi në merkaton e verës. Lajmi është raportuar nga mediat vendase, që bën të ditur se parisienët po planifikojnë të futen seriozisht në garë për ta marrë futbollistin.
Asllani, i cili aktualisht luan për Interin, ka tërhequr interesin e disa skuadrave të mëdha, dhe sipas raportimeve, vendimtare do të jetë dëshira e tij për të zgjedhur destinacionin e ardhshëm. Mesfushori ka zhvilluar 23 ndeshje gjatë sezonit të kaluar, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste. Ai u transferua te Interi në vitin 2021 nga Empoli, dhe tashmë duket se mund të jetë në prag të një tjetër lëvizjeje të rëndësishme në karrierën e tij./ ZËRI