Qytetërim

Ceremonia e Çmimeve Emmys 2024/ Thyerja e traditave dhe dominimi i “Shogun, Bear dhe Baby Reindeer”, çfarë ndodhi në tapetin e kuq

Emmys Awards njihet si ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive.

I.F
Ceremonia e Çmimeve Emmys 2024/ Thyerja e traditave dhe dominimi i
Richard Gadd

LOS ANGELES- Të dielën u mbajt ceremonia e 76-të e çmimive fituese të Emmys në Los Angeles. Emmys Awards njihet si ceremonia më prestigjioze e çmimeve në industrisë televizive. Këtë vit Emmys Awards u prezantua nga dyshja kanadeze babë e bir Eugene Levy dhe Dan Levy. Ata njihen për serialin mjaft të ndjekur “Schit Creek” gjatë vitit 2020.

Dyshja njihen më së shumti për luajtjen së bashku dhe krijimin e Schitt's Creek, sitcom që shpërtheu gjatë bllokimit të parë të Covid dhe dominoi çmimet Emmy 2020. Mbrëmja solli surpriza të shumta, ku për herë të parë në shfaqje kritikët dhe prezantuesit Diego Luna dhe Gael García Bernal folën në spanjisht.

Në këtë ceremoni D'Pharaoh Woon-A-Tai bëri histori duke u bërë aktori i parë indigjen i nominuar në çdo kategori aktori kryesor në Emmy Awards. Po ashtu, ajo që tërhoqi vëmendje është se ai mbërriti në tapetin e kuq në Teatrin me një dorë të kuqe të lyer mbi gojën e tij, një gjest që simbolizon gratë indigjente të zhdukura dhe të vrara dhe heshtjen e mediave ndaj kësaj çështje.

Ceremonia e Çmimeve Emmys 2024/ Thyerja e traditave dhe dominimi i
D’Pharaoh Woon-A-Tai

Çmimet Emmys ndahen në tre kategori, komedi, dramë dhe seri të kufizuara. Gjatë gjithë mbrëmjes, serialet e dashur si "Shōgun" dhe "Bear" fituan disa nga çmimet më të mëdha. "Shōgun" mblodhi 25 nominime dhe mori çmimin për serialin më të mirë dramatik, ndërsa aktorët e tij Hiroyuki Sanada dhe Anna Saëai fituan në kategoritë kryesore të serive dramatike.

"Bear" dominoi në zhanrin e komedisë me Jeremy Allen Ëhite, Liza Colón-Zayas, Ebon Moss-Bachrach, Jamie Lee Curtis dhe Jon Bernthal duke fituar në kategoritë e tyre përkatëse. Hacks fitoi si seriali më i mirë komedi dhe Jean Smart mori tre çmime për rolin e saj.

"Baby Reindeer" u vlerësua për serialin ose antologjinë më të mirë të kufizuar.

Lista e plotë e fituesve:

Dramë:

 “Shogun”

Komedi:

 “Hacks”

Antologji ose serial i limituar:

 “Baby Reindeer”

Aktori më i mirë në dramë:

Hiroyuki Sanada, “Shogun”

Aktorja më e mirë në dramë:

Anna Saëai, “Shogun”

Aktori dytësor më i mirë në dramë:

Billy Crudup, “The Morning Show”

Aktorja dytësore më e mirë në dramë:

Elizabeth Debicki, “The Crown”

Aktori më i mirë në komedi:

Jeremy Allen White, “The Bear”

Aktorja më e mirë në komedi:

Jean Smart, “Hacks”

Aktorja dytësore më e mirë në komedi:

Liza Colón-Zayas, “The Bear”

Aktori më i mirë në komedi:

Ebon Moss-Bachrach, “The Bear”

Aktori më i mirë në një serial të limituar ose antologji:

Richard Gadd, “Baby Reindeer”

Aktori më e mirë në një serial të limituar ose antologji:

Jodie Foster, “True Detective: Night Country”

Aktorja dytësore më e mirë në një serial të limituar ose antologji:

Jessica Gunning, “Baby Reindeer”

Aktori dytësor më i mirë në një serial të limituar ose antologji:

Lamorne Morris, “Fargo”

“Reality TV SHOW”:

“The Traitors,” Peacock

Programet televizive me skript:

 “Last week Tonight with John Oliver"

Programi televiziv me bashkëbisedimin më të mirë:

 “The Daily Show"

Shkrimtari më i mirë për programet televize:

Alex Edelman, “Just for Us”

Shkrimtari më i mirë për serialet komedi:

Lucia Aniello, Paul W. Downs and Jen Statsky, “Hacks”

Shkrimtari më i mirë për serialet komedi:

Will Smith, “Slow Horses”

Shkrimtari më i mirë për seriale të limituara ose antologji:

Richard Gadd, “Baby Reindeer”

Drejtori më i mirë për serialet e limitura ose antologji:

Steven Zaillian, “Ripley”

Drejtori më i mirë për serialet komedi:

Christopher Storer, “The Bear”

Drejtori më i mirë për serialet dramë:

Frederick E.O. Toye, “Shogun” /ZËRI

Poll

MOS HUMB