Qytetërim

"Pse unë, pse tani?"/ Si reagoi Liz Truss kur mësoi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

Lidhur me takimin e tyre historik në Balmoral të Skocisë, ajo tregoi me detaje të gjithë momentin kur mori vesh lajmin.

k.m.
"Pse unë, pse tani?"/ Si reagoi Liz Truss kur mësoi për
Mbretëresha Elizabeth II dhe Liz Truss

BRITANI E MADHE- Dita e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II është përshkruar në librin e shkruar nga ish-kryeministrja britanike Liz Truss. Ngjarja ndodhi vetëm dy ditë pasi ajo u betua në krye të detyrës. Ajo tregoi se mendimi i saj i parë ishte: Pse unë, pse tani? Lidhur me takimin e tyre historik në Balmoral të Skocisë, ajo tregoi me detaje të gjithë momentin kur mori vesh lajmin.

“Fustani im i zi u soll nga shtëpia ime në Greenëich, në jug të Londrës. Telefonata të furishme u bënë në Pallatin Buckingham. Fillova të mendoj se çfarë dreqin do të thosha nëse do të ndodhte e pamendueshmja,”-shkruan ajo.

Në libër, ajo ndan detaje të takimit të dytë dhe të fundit me Mbretëreshën Elizabeth II.

“Atë të martë, 6 shtator 2022, ajo po qëndronte teksa më priste në dhomën e saj të ndenjes. Më thanë se ajo kishte bërë një përpjekje të veçantë për ta bërë takimin, por nuk dha asnjë shenjë shqetësimi gjatë gjithë bisedës sonë,"-shtoi ajo. 

Së fundmi, ish-kryeministrja ka publikuar librin "10 vjet për të shpëtuar Perëndimin"./ZËRI

Poll

MOS HUMB