
TIRANË- Ish-miss Globe dhe moderatorja Sara Gjordeni ishte eliminuara e mbrëmjes së të shtunës në Big Brother Vip. megjithëse ajo u rikthye në shtëpi, përmes biletës së fatit. Ajo ishte në nomimin përballë 3 vajzave të tjera, Ledjona Xheladinaj, Roza Lati dhe Ilnisa Agolli, të cilat rezultuan që të ishin më shumë të votuara nga publiku.
Megjithatë ish-Missi është rikthyer sërish në “BBV” pasi në biletën e fatit kishte vajtje-ardhje, duke iu dhënë edhe një mundësi tjetër për të qenë pjesë e spektaklit.
Në momentin që hapi biletën e kthimit, ajo u ul në studio dhe nisi të qante nga emocionet. Ndërkohë që pas hyrjes në shtëpi, më i lumturi duket se ishte Bardhi, me të cilin Sara duket se ka nisur hapat e para të një romance. Por të gjithë në shtëpi duket se kanë dyshime për këtë marrëdhënie, ndërkohë që dhe në rrjet ka pasur aludime të ndryshme, se Sara gjithçka është duke e bërë për lojë, pasi jashtë ka lënë një marrëdhënie pezull.
Ka pasur disa momente që kanë bërë ndjekësit që të dyshojnë për lidhjen që ajo ka jashtë. Së pari vetë Sara ka deklaruar se është ndarë vetëm 1 muaj para se të hynte në BBV, nga ana tjetër ajo mban në dorë një unazë, që sipas ndjekësve i është dhuruar nga ish partneri i saj. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në profilin e saj ka ende një foto me kurriz të ish-të dashurit të saj.
A janë të gjithë këto shenja që Sara e po bën lojë me Bardhin? Kjo mbetet të shihet, por e sigurtë është që ajo për lojën është gati të bëjë gjithçka./ZËRI