Qytetërim

Aktori i “Peaky Blinders” kapet me kokainë

Ai u deklarua fajtor për të katër akuzat e ngritura ndaj tij dhe u gjobit me 1,345 £.

k.m.
Aktori i “Peaky Blinders” kapet me kokainë
Paul Anderson

BRITANI E MADHE- Aktori i filmit “Peaky Blinders”, Paul Anderson, është gjobitur për posedim droge, më saktësisht kokainë. Anderson, i cili luan Arthur Shelby në serialin e famshëm "Peaky Blinders" u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner të enjten. Por gjatë seancës, sipas "The Guardian", thuhet se avokati i tij ka thënë se klienti i tij ndonjëherë "futet" në personazh për të kënaqur fansat që e njohin atë.

48-vjeçari u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner të enjten, i akuzuar për posedim të kokainës krak të klasit A, si dhe amfetaminave të klasës B dhe dy substancave me recetë të klasës C. Ai u deklarua fajtor për të katër akuzat e ngritura ndaj tij dhe u gjobit me 1,345 £.

Sipas një raporti, Anderson foli vetëm për të konfirmuar identitetin dhe adresën e tij në veri-perëndim të Londrës. Policia e kishte gjetur Anderson me një djalë të ri dhe një fëmijë 17 muajsh. Ata e çuan atë më pas në një stacion policie, ku i gjetën kokainë dhe një mbështjellës pluhuri kafe që ishte amfetamine, plus diazepam dhe pregabalin./ZËRI

Poll

MOS HUMB