
TIRANË- Çdo katër vjet, kalendari nuk përmban 365 por 366 ditë. Prandaj 2024-a quhet vit i brishtë, pasi muajit shkurt i shtohet një ditë më shumë, si pasojë e barazimit të kalendarit Gregorian e sistemin diellor.
Mendohet se termi “i brishtë” vjen nga romakët e lashtë. Ata mendonin se viti i brishtë pasohej me epidemi dhe sëmundje por është thjesht një mendim i pabazuar.
Çfarë ndodh nëse nuk e shtojmë një ditë çdo katër vjet?
Toka rrotullohet rreth diellit për 365 ditë dhe gjashtë orë, që do të thotë se ka një ditë ekstra çdo katër vjet. Nëse nuk e shtojmë një ditë tepër, atëherë shekuj më pas, njerëzit mund të bëjnë pazar për Krishtlindje në qershor. Ky ndryshim në kalendar erdhi në Romë dhe më pas në botën perëndimore nga egjiptianët, të cilët së bashku me fiset Maya dhe babilonasit, ishin ndër të parët që përcaktuan me saktësi rrotullimin e Tokës rreth Diellit.
Në të vërtetë, 6 orët “tepër” çdo vit janë në fakt 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda. Prandaj papa Gregori XIII, i bindur se festat po festoheshin gabim, propozoi në vitin 1582 kalendarin e tij, i cili nuk shton një ditë tepër te vitet që përpjestohen me 100, por jo me 400. Viti i brishtë njihet si “leap year” ose “viti i kalimit”, sepse sposton me dy ditë datat e shënuara. /ZËRI