Qytetërim

“Problemet i mbajmë brenda mureve”, Chiara Ferragni: Nuk jam e përsosur, por eci me kokën lart

Chiara Ferragni trajton shkurt krizën familjare në një intervistë me Il Corriere della Sera

E.K
“Problemet i mbajmë brenda mureve”, Chiara Ferragni: Nuk jam e
Chiara Ferragni

ITALI- Blogerja Chiara Ferragni ka folur për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez, ndërsa në mediat italiane është përfolur se çifti ka nisur procedurat e divorcit. Chiara është shprehur se akrualisht prioritet është mbrojtja e familjes dhe fëmijëve, njësoj siç u shpreh dje edhe vetë reperi.

"Çdokush në botë mund të thotë fjalën e tij dhe të ketë mendimet e tij, por për mua, në vend që të jap shpjegime, është më e rëndësishme të bëj atë që mendoj se është e drejtë: t'i mbaj problemet brenda mureve të familjes," tha ajo në përgjigje të pyetjeve rreth mungesës së prezencës në krah të reperit në javët e fundit. Dhe mbani mend: "Prioriteti është mbrojtja e familjes dhe fëmijëve".

Kjo deklaratë e saj është bërë në një intervistë me Il Corriere della Sera, e cila është realizuar në datën 20 Shkurt, kur ajo e kishte ende unazën e martesës në gisht.  

“Nuk ka qenë pranë meje në disa fundjava, ka qenë në të tjera”, është shprehur blogerja, ndërsa ka vijuar “në çdo rast ai është burri im”. “Për mendimin tim, në situata të caktuara të kaosit të jashtëm, është më mirë të mbash gjëra të tjera brenda çiftit”.

 Më pas intervista thellohet në çështjen e Pandoros në veçanti, çështjen gjyqësore që thuhet se është një nga shkaqet e ndarjes së pretenduar midis gruas dhe burrit.  

“Kur je në një hapësirë mediatike, të duket se të gjithë njerëzit po të akuzojnë – shpjegon ajo – por të duhet vetëm të dalësh nga shtëpia për një moment për të kuptuar se nuk është kështu. Që kur kam filluar duke dalë përsëri, nuk kam takuar kurrë dikë që të thotë 'je kriminele', por vetëm njerëz që më thonë: e gjithë kjo është e padrejtë, do të dalësh nga kjo me kokën lart". "Unë jam e papërsosur, por eci me kokën lart."

Chiara Ferragni gjithashtu rikujton një pjesë të jetës së saj, që nga fëmijëria e saj me prindërit dhe motrat tek vetëdija se kishte arritur "një sukses më të madh se ëndrrat që kisha". Por edhe të “brishtësisë” që ajo mundohet ta përshkruajë. “Unë luftoj sepse nëse do të thoja se sa e brishtë ndihem, do ta perceptoja veten edhe më të dobët, edhe më të prekshëm ndaj sulmeve”, ka përfunduar Chiara.  

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB