
TIRANË-Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli teksa ditën e sotme është shtyrë sërish seanca ndaj tij në ambientet e Gjykatës së Fierit, ka publikuar një video teksa i jep një makine të Policisë së Shtetit.
Video e tij shihet si një përgjigje kundrejt lajmeve se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Këngëtari ka postuar në ‘Insta story’ në video ku i afrohet një makine në të cilën shkruan, “Policia e Shtetit”, hipën dhe largohet.
Prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme.
Lidhur me këto akuza nuk ka ende një reagim zyrtar nga këngëtari për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë, dhe mesa duket me videon e sotme ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigje./ZËRI