
ITALI- Ndarja e Chiara Ferranit me Fedez është kryefjala e mediave italiane në ditët e fundit. Blogerja e modës dhe reperi Fedez kanë zgjedhur të zgjedhur të ndajnë rrugët pas 5 vitesh martesë, por Ferrani mund të ketë gjetur tashmë partnerin e saj të radhës. Raportimet thonë se influencerja e njohur është çift me Tommaso Trussardi, nga familja e njohur Trussardi.
Megjithatë, përfaqësuesit e saj nxituan të mohojnë lajmin: Chiara Ferrani dhe Tommaso Trussardi as që e njohin njëri-tjetrin, ata vetëm një herë u kryqëzuan në një shfaqje mode 5-6 vjet më parë.
Por kjo përgjigje konkrete acaroi biznesmenin, pasi ekipi i tij u përgjigj: Ne e njohim Chiara Ferranin prej shumë vitesh. Që kur ishte një ‘blogere’ e thjeshtë, por e talentuar, e cila luftonte për t'u ftuar në sfilata. Ne, nga ana tjetër, kemi besuar gjithmonë tek ajo (si dhe motra e saj Valentina Ferrani, e cila ka punuar po aq ngushtë me ne...). Në fakt, unë gjithmonë kam marrë pjesë spontanisht në nismat e saj, duke përfshirë edhe pasarelat ku kam takuar Chiarën herën e fundit (rreth 4 vjet më parë). Më duhet të them se gjithmonë ka pasur vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët. Të hedhësh poshtë të gjitha këto me “as që e njoh” është reduktuese dhe fyese për një të kaluar profesionale që meriton dimensionin e duhur.
Ndarja e Ferranit dhe Fedez-it
Çifti dikur më i dashur i shoëbizzin italian kanë marrë rrugë të ndara pas pesë vitesh martesë, ardhjes në jetë të dy fëmijëve dhe vështirësive të ndryshme që kanë kaluar së bashku. Lajmi për ndarjen e tyre doli nga faqet e internetit, por fjalë për fjalë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar ndarjen./ZËRI