
MAJEMI- Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të skualifikimit për doping, Pol Pogbaja është gati për kapitullin e ri në karrierën e tij. Mesfushori francez, i lirë që nga nëntori pas ndërprerjes së kontratës me Juventusin, pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë me një ekip të ri, me mundësinë për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve në SHBA këtë verë.
Sipas raportimeve, Pogbaja është pranë kalimit te Inter Majemi i president Bekamit, ku do të ribashkohej me Lionel Mesin. Argjentinasi thuhet se ka luajtur një rol kyç në transferimin e tij.
Të paharrueshme janë deklaratat e Pogbasë në vite për argjentinasin, kur shprehej se ishte ai që e kishte bërë ta donte edhe më shumë futbollin. Mesi, nga ana tjetër, vijon të ruajë një kod komunikimi të veçantë me kampionët e Botës: ai duket se ka ndikuar te ardhja e Pogbasë në Majemi, ndërsa me bashkëshorten e tij shijonin në Majemi Open fitoren e Xhokoviçit ndaj Dimitrovit./ZËRI