
TIRANË- Egla Ceno është një nga personazhet më të komentuar të "Big Brother Vip", kjo për shkak të dinamikave dhe debateve që krijon në shtëpi. Së fundmi, në rrjet po komentohet kudo një deklaratë e fortë e bërë nga ana e aktores e cila pretendoi se gazetari dhe moderatori, Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës 25 vite më parë. Kodra hodhi poshtë akuzat duke e ftuar në Gjyq, aktoren mirëpo kjo përplasje është komentuar dhe përmendur edhe në shtëpi nga banorët.
"Po te Saimiri a do shkosh?", ishte pyetje e Ilnisës që e vuri në siklet aktoren dhe nxiti një reagim nga ana e familjarëve të Eglës. Vëllai i saj tha se çështjes do t'i shkohet deri në fund.
Ndërsa familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në "Instastory" ku sqarojnë se pyetja e moderatores është bërë në kuadër të batutës, ndërsa akuzojnë Eglën dhe familjarët e aktores se kanë "shpifur" për rastin e favorit seksual në punë.

Egla i shpëtoi spektaklin e të martës eliminimit./ZËRI