Qytetërim

Po ndahen Orlando Bloom dhe Katy Perry? Marrëdhënia e tyre është në një "pikë kritike"

Shitjet e ulëta të albumeve të këngëtares dhe reagimet që mori pas pjesëmarrjes së saj në misionin hapësinor vetëm për femra "Blue Origin" sigurisht që nuk po e ndihmojnë atmosferën e tyre në çift.

k.m.
Po ndahen Orlando Bloom dhe Katy Perry? Marrëdhënia e tyre
Katy Perry dhe Orlando Bloom

SHBA- A do kemi një ndarje të re këtë vit? Ky skenar tani duket më i afërt me Katy Perry-n dhe aktorin Orlando Bloom. Sipas thashethemeve se marrëdhënia e tyre është në një "pikë kritike". Shitjet e ulëta të albumeve të këngëtares dhe reagimet që mori pas pjesëmarrjes së saj në misionin hapësinor vetëm për femra "Blue Origin" sigurisht që nuk po e ndihmojnë atmosferën e tyre në çift.

Konkretisht, një burim anonim thuhet se i tha "Entertainment Tonight" se gjërat për çiftin nuk kanë qenë mirë për disa muaj tashme; kjo pjesërisht edhe për shkak të pritjes së dobët që iu bë albumit të Perry-t "143", por edhe vendimit të saj për t'u bashkuar me ekipin e "Blue Origin".

"Orlando përpiqet ta mbështesë atë sepse e di sa e vështirë mund të jetë të balancosh gjithçka, veçanërisht kur përfshihen fëmijë. Por sjellja e Katy-t po e frustron gjithnjë e më shumë,"-tha burimi për "ET".

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, këngëtarja ka qenë e “përqendruar” te vajza e tyre 4-vjeçare, Daisy, të cilën madje e ka marrë me vete në turne. Megjithatë, fakti që ajo së fundmi zgjodhi të hapte një koncert në Sydney me këngën e ndarjes “I’m Still Breathing” përforcon dyshimet se gjërat nuk po shkojnë mirë me partnerin e saj. 

Madje, kur këndoi këngën, ajo u përpoq të bënte shaka me audiencën, duke thënë: Jam akrep tipik...! 

Deklaratë kjo që vetëm sa i shtoi 'benzinë-zjarrit'./ZËRI

Poll

MOS HUMB