
ITALI- Përveçse në gjyq, grindja e ashpër publike midis futbollistit të "Gallatasay", Mauro Icardit dhe ish-gruas së tij Wanda Nara ka nisur përsëri edhe në rrjetet sociale. Kjo pasi futbollisti e akuzon ish-gruan e tij për vjedhjen e 7 milionë eurove nga llogaria e tij personale bankare. Ndarja tashmë ka marrë një kthesë më serioze, pasi Icardi postoi një sërë "InstaStory-sh" në Instagram duke pretenduar se ishte vjedhur nga ish-bashkëshortja e tij. Sipas Icardit, Wanda transferoi paratë në llogarinë e saj private dhe ai pretendon se e ka raportuar incidentin te autoritetet në Itali.
"Ndërsa po ecja duke parë telefonin tim, gjeta një provë tjetër... Natyrisht, vjedhja e 7 milionë eurove të transferuara në llogarinë e saj personale është raportuar në Itali,"-shkroi Icardi.
Drama u zhvillua pasi Wanda mbrojti së fundmi marrëdhënien e saj me reperin L-Gante, duke pretenduar se ajo nisi romancën e re pasi zbuloi lidhjen e Icardit me aktoren China Suarez. Icardi u përgjigj jo vetëm me fyerje personale, por edhe duke pretenduar se Wanda kishte vepruar prej kohësh nga xhelozia, egoja dhe inati.
"Hiq dorë, Wanda. Kaq shumë xhelozi, kaq shumë pakënaqësi, kaq shumë zili... Respekto partneren time të re, gruan time të ardhshme,"- shtoi Icardi. Ai gjithashtu akuzoi ëandën për neglizhencë ndaj nevojave emocionale të vajzave të tyre dhe manipulim të vëmendjes së medias për përfitime personale.
"Wanda nuk ka menduar kurrë për vajzat e saj, vetëm për egon e saj. Kur kontrollova telefonin, gjeta edhe më shumë prova,"- shkroi ai, duke sugjeruar se ka më shumë gjëra që do të mësojmë nga kjo përballje ligjore. Ndërkohë, Wanda mbetet në Argjentinë me vajzat, pa bërë asnjë deklaratë publike deri më tani. Heshtja e biznesmenes nxit spekulime, por serioziteti i çështjes tashmë po bën bujë kudo.
Përveç akuzave për vjedhje, mosmarrëveshja mbi kujdestarinë dhe vendbanimin e vajzave të tyre hap një front të ri ligjor midis ëandës dhe Icardit. Me mediat në Argjentinë dhe Itali që e mbulojnë nga afër sagën, drama Icardi-Nara vazhdon të kalojë kufirin midis skandalit të futbollit dhe imagjinatës së telenovelëve, duke tërhequr vëmendje masive të sportdashësve dhe jo vetëm./ZËRI