
TIRANË-Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP dhe kudo po flitet për personazhet që so të jenë pjesë e edicionit të tretë. Një trej tyre është Egli Tako, e cila u tha lajme se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”, së bashku me ish-të dashurin e saj Olsi Bylykun.
Mirëpo së fundmi Egli na e dha përgjigjen për lajmin që po qarkullon në rrjet. Ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.
Dhe përgjigja është 'Jo'.
"E di që keni lexuar, e dëgjuar pafund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara, të cilat duhet t’i realizoj. Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe vlerësimin që gëzon për mua”-i është përgjigjur Egli një ndjekësje të saj, e cila e ka pyetur nëse do të jetë pjesë e Big Brother këtë vit.

Emrat e tjerë që po përfliten si konkurentë janë: partnerja dhe mamaja e Klinton Zeqirajt, Alfio Rrotani, Albi Nako, Adel Lami, Dorina Mema, Endrik Beba, Fation Kuqari, Ksenja, La Fazani, Rike Roçi, Roza Lati, Sara Gjordeni, Sardi, Zamira Kita. Ndërkohë i vetmi zyrtarizim që është bërë deri tani është ai për emrin e moderatorit, që do të jetë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani. Kjo e fundit ka premtuar se do të kthehet së shpejti në ekran, por pa bërë me dije projektet e reja./ZËRI