
GREQI- Me rrethin e ngushtë familjar, Pirro Dhima ka lidhur kurorë me Afërdita Skafida. Ngjarja e gëzueshme u përcoll përmes rrjeteve sociale me foto dhe video të publikuara nga të ftuarit e çiftit. Çifti po përgatitet të mirëpresë së shpejti fëmijën e tyre të parë, ndërsa olimpisti ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë.
Olimpiani, i cili ka katër fëmijë nga martesa e tij e parë, do të mirëpresë fëmijën e tij të parë në marrëdhënien e re që ka nisur, gjinën e të cilës e ka zbuluar gjatë dhënies së betimeve. Afërdita Skafida fillimisht tha në fjalën për bashkëshortin e saj: Të falënderoj për njeriun që kam pranë, sepse jam shumë e lumtur që të takuar dhe ke ardhur në jetën time. Përveç forcës së jashtme që të gjithë e dinë, unë njoh edhe një forcë të brendshme brenda tij që më bëri ta veçoja nga të tjerë. Janë virtyte që unë i dua shumë tek ai dhe i premtoj atë që i thashë kur u takuam për herë të parë: që tani e tutje ai do të qajë vetëm nga gëzimi.
Ndërkohë, Dhima tha: Të dua shumë, buzëqeshja m’u rikthye në buzë, e solli Afërdita dhe veç kësaj më sjell edhe një vajzë të vogël të bukur.
Më pas, pas ceremonisë në Kishë, gjatë mbrëmjes Afërdita Skafida ka marrë mikrofonin dhe ka performuar dhe i ka dedikuar të dashurit të saj këngën e Stamatis Gonidis, "Ola s'agatane".
Epo...me trashëgime!/ZËRI