Qytetërim

Banori i ri do 'të trazojë ujërat'! Ish-partneri i Sara Gjordenit hyn në “Big Brother VIP3”

Këngëtari Endrik Beba do të hyjë në shtëpi të martën.

f.t
Banori i ri do 'të trazojë ujërat'! Ish-partneri i Sara
ENDRIK BEBA

TIRANË- Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën. Këngëtari u prezantua si banori i ri i shtëpisë së 'Big Brother Vip 3' në “Fan Club”.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”,- tha ai.

Hyrja e këngëtarit pritet të trazojë ujërat. Endrik Beba dhe Sara Gjordeni janë përfolur për një lidhje dashurie 7 mujore në 2015.

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj. Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë mes Sarës dhe Bardhit për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t.

Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Ndërkohë Sara është parë shumë e afërt me këngëtarin Bardhi Idrizi dhe dyshja po krijojnë një njohje brenda shtëpisë së 'BBV3'. Ngelet për t'u parë nëse hyrja e Endrikut do të ndikojë në raportin mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB