Qytetërim

‘Pilo është konfidencial’, Olsi 'thumbon' Ledionin dhe Big Brother-in

Olsi ka thumbuar produksionin me postimin e fundit që ka bërë.

D.XH
‘Pilo është konfidencial’, Olsi 'thumbon'
Olsi Bylyku

TIRANË – Largimi i Olsi Bylykut nga shtëpia e Big Brother Vip është komentuar jo pak. Edhe vetë aktori është habitur për largimin e tij.  Madje, ai ka vendosur që të heqë nga Instagrami edhe produksionin, duke përfshirë Ledionin, Sarën, por edhe faqen zyrtare të BBVIP. Olsi nuk është paraqitur as në “Fun Club”, duke mos dhënë sqarime për produksionin.

Sot, ai ka bërë postimin e parë pas daljes, që duket se është jo pak me thumba. “Pilo është konfidencial”, ka shkruar Olsi.

Spektaklin e kaluar, Ledioni e mbylli me fjalët “Kolonjar festen mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”. Olsi në përshkrimin e fotot, ka vendosur të përmendë pikërisht Pilon.

‘Pilo është konfidencial’, Olsi 'thumbon'
Postimi i Olsi Bylykut

Pyetja që shtrohet është se mos vallë Olsi, duke e vënë veten në vend të Pilos (që produksioni atë gjeti dhe atë vrau), do që të nënkuptojë se ai qëndroi konfidencial dhe vendosi që gjërat personale t’i mbajë për vete, ndryshe nga sa ka dashur produksioni?/ZËRI/

Poll

MOS HUMB