Qytetërim

Bayern ‘u bombardua’ nga Leverkusen! Muller: Nuk kemi to**

Legjenda e ekipit bavarez Thomas Muller ka shpërthyer pas ndeshjes, pasi Bayern Munich u mund keqas 3:0 nga Leverkusen.

D.XH
Bayern ‘u bombardua’ nga Leverkusen! Muller: Nuk kemi to**
Thomas Muller

GJERMANI – Veterani i Bayern Munich, Thomas Muller ka shpërthyer në deklarata si rrallë herë, pas humbjes të ekipit të tij përballë Bayer Leverkusen. Muller ka folur me pasion, teksa nuk ka mbajtur as gjuhën. Ai tha se lojtarët e Bayern Munich në këtë ndeshje nuk kishin to**.

“Janë shumë gjëra që janë treguar në fushë. Të jem i sinqertë, jam shumë i inatosur. Po them një shprehje të Oliver Kahn: Ajo që më mungon nga lojtarët e mi janë bo** në fushë. Ne luajmë më mirë në stërvitje sesa në fushë. Këtë nuk e kuptoj nga se ndodh. Na mungon energjia. Kemi shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta, ndaj duhet që të luajmë shumë më mirë”, tha Muller.

Bayer Leverkusen ka befasuar jo pak, teksa fitoi ndaj Bayern Munich me rezultatin e thellë 3:0. Pas fitores, Bayer Leverkusen ngjitet në vendin e parë me 55 pikë, duke lënë pas Bayern Munich me 50 pikë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB