Qytetërim

Peticion për shëndetin mendor, Fedez: Të rrisim bonusin

Këngëtari prej disa kohësh është ndjekur nga një psikiatër dhe psikoterapist si dhe i nënshtrohet trajtimit antidepresiv, i cili shkurtin e kaluar i kishte sjellë jo pak probleme.

k.m.
Peticion për shëndetin mendor, Fedez: Të rrisim bonusin
Fedez

ITALI- Mbi 30 mijë firma janë mbledhur nga reperi italian Fedez brenda pak orëve për rritjen e bonusit të psikologut. Kjo është beteja e fundit që reperi ka vendosur të bëjë, duke i kërkuar qeverisë rritjen e financimit për shëndetin mendor të të rinjve.

Pas tejkalimit të problemit të rëndë shëndetësor që kishte shtatorin e kaluar, Fedez e ka përsëritur vazhdimisht rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor. Këngëtari prej disa kohësh është ndjekur nga një psikiatër dhe psikoterapist si dhe i nënshtrohet trajtimit antidepresiv, i cili shkurtin e kaluar i kishte sjellë jo pak probleme. Për këtë arsye, sapo u largua nga spitali, Federico Lucia u premtoi ndjekësve të tij që të niste një peticion që synonte rritjen e fondeve në dispozicion për bonusin e Psikologut.

Dhe kështu ndodhi...

“Nga sot mund të firmosni peticionin me të cilin kërkojmë nga ministri dhe qeveria të rrisin akordimet dhe të nxjerrin dekrete zbatuese për të shfrytëzuar shërbimin,”- ka bërë të ditur Fedez në Instagram.

Të dhënat e shëndetit mendor

Fleta e peticionit flet për "të dhëna alarmante" ku 20% të Gjeneratës Z, midis 10 dhe 20 vjeç vuajnë nga çrregullime mendore në Itali. Kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15 deri në 25 vjeç globalisht. Italia investon vetëm 60 euro për qytetar në shëndetin mendor, duke u pozicionuar ndër të fundit në Evropë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB