Qytetërim

Përndiqte Taylor Swift, 33-vjeçari arrestohet pranë banesës së këngëtares

David Crowe, 33 vjeç nga Seattle u arrestua për përndjekjen e këngëtares. Kjo nuk është hera e parë, që këngëtarja përndiqet nga fansat.

D.XH
Përndiqte Taylor Swift, 33-vjeçari arrestohet pranë
Taylor Swift dhe perndjekesi

SHBA – Të kesh famën e Taylor Swift, duket se nuk ka vetëm anë pozitive. Një burrë u arrestua për përndjekjen e këngëtares pranë shtëpisë të saj në Nju Jork.

David Crowe, 33 vjeç, nga Seattle u arrestua të hënën, pas denoncimeve se po krijonte shqetësim në lagje dhe po sillej në mënyrë të çuditshme. Dëshmitarët thanë se Crowe u pa duke qëndruar pranë banesës së Taylor rreth orës 13:00.

Ngjarja vjen vetëm pak kohë, pasi më parë një person kishte tentuar të hyjë në banesën e këngëtares. Autoritetet amerikane nuk janë të sigurt nëse është i njëjti person.

Shtëpitë e Taylor Swift kanë qenë shpesh herë së fundmi objekt i tentativave për vjedhje, por aty kanë hyrë dhe shumë persona, që janë akuzuar për përndjekje të këngëtares.

Më 2021, një përndjekës 52-vjeçar i këngëtares u arrestua, pasi u përpoq të hyjë disa herë në banesën e Swift. Një tjetër kishte hyrë në apartamentin e saj në Big Apple në vitin 2018. Ai kishte bërë dush dhe kishte fjetur në shtratin e këngëtares./NYPOST - ZËRI/

Poll

MOS HUMB