
ITALI- Giucas Casella i la të gjithë pa fjalë. I ftuari i “Robinson Pop Up”, iluzionisti siçilian Casella u pyet nëse ka mundur që të "kontaktojë" me ish-kryeministrin e ndjerë të Italisë, Silvio Berlusconi. Përgjigjia që dha i ka surprizuar të pranishmit në studio.
“A do të mund të kontaktoje Silvio Berlusconin në jetën e përtejme apo kjo është përtej fuqive të tua?,”-u pyet Casella, ndërsa përgjigjia e tij ishte e papritur.
"Unë flas me të herë pas here dhe ai është mirë," u përgjigj Giucas Casella.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në spitalin San Raffaele në Milano pasi vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill të vitit të shkuar ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive./ZËRI