
LA LIGA- Barcelona përmbysi Selta Vigon në shtëpi brenda tetë minutash.
Deri në të 80-ën, miqtë kryesonin me rezultatin 2-0.
Ekipi galician kaloi në avantazh në mintëtn e 19 të lojës me Larsen.
Në të 76-tën Douvikas mposhti sërish portierin Ter Stegen, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Blaugranat shkurtuan disavanzhin në të 81 me Lewandowski.
Katër mintua më pas, sulmuesi polak barazoi rezultatin.
Golin e fitores e realizoi Cancelo 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt.
Në fund të sfidës, trajneri Xavi tha se ishte i pakënaqur me lojën, por shumë i lumtur me karakterin e djemve të tij, të cilët realizuan një përmbysje të çmendur.
Por në këtë përballje u dëmtua mesfushori Frenkie De Jong në pjesën e parë. Ai pritet që të qëndrojë jashtë fushe për të paktën 1 muaj.
Stafi mjekësor shpreson që holandezi të jetë gati për "El Clasico-n" kundër Realit më 28 tetor.