
TIRANË- Nuk ka qenë e lehtë për Myrto Uzunin, që këtë Europian ta ndiqte nga shtëpia, ndërsa djemtë e tjerë të Kombëtares Shqiptare, janë duke bërë paraqitje të mira në Gjermani.
Ai ka thyer heshtjen me një mesazh për kombëtaren shqiptare, një ditë përpara ndeshjes me Spanjën.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë e cila luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj.

Lojtari shmangu polemikat, duke mos bërë reagime as në media dhe as në rrjetet sociale, duke qëndruar larg tyre, teksa këto javë që nga publikimi i listës i ka kaluar duke rikuperuar dëmtimin që kishte pësuar që në mars më Kombëtaren, si dhe me pushime.
Lënia jashtë e Uzunit ka qenë një prej surprizave në listën e Silvinjos, pasi futbollisti beratas ka bërë një sezon shumë të mirë në La Ligan spanjolle, me skuadrën e Granadës. /ZËRI