Qytetërim

“Dhimbje koke” për Italinë, Dimarcio nuk ia del, do të mungojë përballë Kroacisë

Italia do të përballet me Kroacinë, në një sfidë që do të përcaktojë skuadrat që kualifikohen nga grupi B, ku bën pjesë dhe Shqipëria

E.K
“Dhimbje koke” për Italinë, Dimarcio nuk ia del, do
Federico Dimarcio

GJERMANI- Italia do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Federico Dimarco, për sfidën kundër Kroacisë, që do të jetë edhe e fundit për grupin B, ku do të përcaktohen edhe skuadrat e kualifikuara.

Interisti nuk do të mund të zbresë në fushë për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë, që mori në ndeshjen kundër Spanjës. Situata nuk është përmirësuar me kalimin e ditëve dhe pas ekzaminimeve të detajuara këtë të shtunë erdhi edhe konfirmimi zyrtar.

Sipas mediave italiane, për përballjen kundër Kroacisë, Spalleti do të përdorë në të majtë njërin mes juventinit Cambiaso dhe interistit tjetër Darmian.

Italia renditet e dyta në grup me 3 pikë, më pas vjen Shqipëria në vend të tretë me 1 pikë dhe Kroacia e fundit, po me një pikë.

Një fitore e Italisë dhe një pikë e kuqezinjve kundër Spanjës, mund t’i japë kombëtares vendin e tretë në grup dhe ndoshta edhe kualifikimin për fazën me eliminim direkt.

Poll

MOS HUMB