
KALIFORNI- Telashe të reja kanë dalë për aktorin Justin Baldoni, pas padisë së ngritur ndaj tij nga Blake Lively për ngacmim seksual. Mësohet se ish-bashkëpunëtorja dhe publicistja e Baldonit, Stephanie Jones, po padit aktorin, studion e tij të filmit Wayfarer dhe ekipin e tij të Marrëdhënieve me Publikun me të cilin ai punon për shkelje të kontratës. Stephanie Jones, e cila drejton Jonesworks, përfaqësoi aktorin 40-vjeçar pak para se të dilte lajmi se Blake Lively kishte ngritur një padi kundër tij për ngacmim seksual, duke krijuar një mjedis pune armiqësor dhe tentativë për shpifje.
Kur Baldoni filloi të frikësohej në gusht për pretendimet për sjellje toksike në xhirime se do të shkatërronin reputacionin dhe karrierën e tij, punonjësja e Jones, Jennifer Abel solli menaxheren e krizës së PR, Melissa Nathan për ta ndihmuar atë, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.
Jones pretendon në padi se Abel dhe Nathan planifikuan me Baldonin një fushatë agresive kundër Lively. Përveç kësaj, siç thuhet në dokumente, pas kësaj ka pasur një ndërprerje në marrëdhëniet profesionale mes Jones dhe Baldonit, ndërkohë që ajo po fajësohet për shpifje nga ekipi i aktorit. Publicistja pretendon se nuk ka qenë në dijeni të probleme dhe nuk është përfshirë në to.
Ish-bashkëpunëtorja e Baldonit, e cila pretendon se e pushoi Abelin për tentativë për të vjedhur dokumente me qëllim që të "merrte" klientët dhe të fillonte biznesin e saj, paraqiti mesazhe me tekst nga celulari i Abelit në dosjen e saj. Abeli tani punon për Baldonin, të cilin vazhdoi ta përfaqësonte pasi hapi firmën e saj. Në mesazhe, Abeli e quan Baldonin një burrë "arrogant" që "nuk është aq i rëndësishëm" dhe duhet "të poshtërohet". "Kur ky film të dështojë, ai do të përpiqet të fajësojë çdo person rreth tij," shkroi Abel, duke shtuar se ajo "nuk mund ta durojë atë".
Ndërsa sipas disa dokumentave të publikuara nga Page Six, tregojnë se Abel dha dorëheqjen nga kompania e Jones më 10 korrik dhe u largua më 23 gusht. Ndërsa thuhet se padia e Jones është një veprim hakmarrjeje, duke shpjeguar se "Justin Baldoni dhe Wayfarer ishin ata që vendosën të shkonin pas Jennifer Abel kur ajo u largua nga kompania e Jones".
Në dokument thuhet se Abel nuk ka vjedhur klientë nga Jones. Pjesa tjetër e klientëve që erdhën me të ishin ose ata që ajo i kishte përfaqësuar vite përpara se të bashkohej me Jonesworks dhe kishin miratim me shkrim, ose dikush që ajo kishte nënshkruar personalisht gjatë kohës së tyre në Jonesëorks dhe nuk kishte asnjë lidhje me Stephanie Jones.
Blake Lively ka ngritur një padi në Kaliforni, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual dhe se kishte dëmtuar reputacionin e saj. Sipas padisë, incidentet në fjalë për të cilat është ankuar Lively kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filmit, premiera e të cilit u zhvillua në gusht.
Aktorja ankohet se kolegu i saj e puthte edhe pa qenë në skenar, hynte në dhomën e saj të zhveshjes edhe kur ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës së saj, madje dhe i fliste për varësinë e tij ndaj filmave për të rritur. Madje pretendon se Baldoni dhe kompania e prodhimit të filmit, "Wayfarer Studios", u angazhuan më pas në një fushatë "manipulimi" për të "rrënuar" reputacionin e Lively-t. Akuzave, Baldoni u përgjigj duke hedhur poshtë pretendimet e Lively. /ZËRI