Qytetërim

Pas 7 vitesh, Chiara feston ditëlindjen si beqare, ‘thumbon’ me postimin. A e uroi Fedez?

Blogerja mbush 37 vjeç dhe për herë të parë që nga viti 2017 nuk do ta kalojë ditën me Fedez

E.K
Pas 7 vitesh, Chiara feston ditëlindjen si beqare, ‘thumbon’ me
Chiara dhe dy femijet e saj

ITALI- Blogerja italiane Chiara Ferragni ka mbushur 37 vjeç dhe pasi ka kaluar 7 vitet e fundit së bashku me Fedez, feston ditëlindjen e saj të parë si beqare

Menjëherë pas mesnate ajo ndau një foto të një torte me çokollatë me një qiri, duke nisur zyrtarisht festimet në rrjetet sociale. Më pas publikoi një foto me fëmijët e saj Leone dhe Vittoria: "Gjithçka që mund të dëshiroja është këtu", ka shkruar ajo. Ndër të parat që i uroi publikisht ditëlindjen ishte e ëma Marina Di Guardo e cila postoi një sërë fotosh me vajzën e saj të madhe dhe komentin: “Urime dashuri”. Nëse ka një mesazh nga ish-bashkëshorti, sigurisht që nuk do të jetë publik, duke qenë se të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram .

"Kjo është një ditëlindje e veçantë për mua. Si grua dhe nënë, shoh se gjithçka që mund të dëshiroja është pikërisht këtu: dashuria e fëmijëve, familjes dhe miqve të mi pranë meje. Faleminderit të gjithëve që më dërgojnë dashurinë e tyre”, shkroi Chiara. “Urime motër, të duam shumë” i është përgjigjur motra e saj Francesca Ferragni dhe asaj i janë bashkuar shumë emra të njohur (Laura Chiatti, Nilufar Addati, Valentina Barbieri, Ginevra Lamburschi e të tjerë) dhe shumë ndjekës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Chiara Ferragni kishte nisur festimet për ditëlindjen e saj të 37-të gjatë udhëtimit të fundit në Kaliforni. Në drekë në Malibu me miqtë, në një tarracë të mrekullueshme me pamje nga oqeani, ajo fiku qirinjtë duke shijuar një ditë argëtuese. Pushimi në Los Angeles shërbeu për të rimbushur bateritë, por pati edhe pak nostalgji. “Këtu ku filloi gjithçka”, ka shkruar influencuesi duke iu referuar hapave të parë në botën e rrjeteve sociale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB