Qytetërim

Katy Perry-n në Met Gala! Nëna e këngëtares ‘bie pre' e Inteligjencës artificiale

Madje ajo i ka dërguar një mesazh vajzës së saj për ta uruar për bukurinë dhe zgjedhjen e veshjes. 

f.t
Katy Perry-n në Met Gala! Nëna e këngëtares ‘bie
Katy Perry

SHBA-Këngëtarja Katy Perry nuk mori pjesë në Met Gala të këtij viti , siç ka zbuluar në Instagramin e saj. Mirëpo orët e fundit po bëjnë xhiron e internetit fotot e saj dhe Rihanna-s në mbrëmjen gala, por janë produkte të inteligjencës artificiale. 

Perry shfaqet e veshur një fustan të gjatë me lule dhe ka arritur të ngatërrojë edhe nënën e saj. Madje ajo i ka dërguar një mesazh vajzës së saj për ta uruar për bukurinë dhe zgjedhjen e veshjes. 

Në mesazhin e nënës së saj thuhej: “Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to.’

Katy Perry u përgjigj: “Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bej kujdes!”

Katy Perry-n në Met Gala! Nëna e këngëtares ‘bie
POSTIMI
Katy Perry-n në Met Gala! Nëna e këngëtares ‘bie
MESAZHI
Poll

MOS HUMB