
Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher, çifti i aktorëve po divorcohen pas 14 vitesh martesë. Sipas Page Six, çifti po i jep fund martesës, ndërsa lëvizjet e para për divorcin e tyre janë bërë që në vitin 2023. Çifti e ka konfirmuar lajmin përmes postimeve në Instagram. Në një deklaratë të përbashkët, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fischer thanë:
"Pas një ndeshje të gjatë tenisi që ka zgjatur mbi njëzet vjet, ne më në fund po i lëmë raketat tona".
Më pas ata zbuluan se kishin bërë kërkesë për divorc që nga viti 2023, gjë që shpjegon pse ata nuk morën pjesë së bashku në festën e Oscars muajin e kaluar.
“Në vitin 2023 kemi paraqitur një kërkesë të përbashkët për ndërprerjen e martesës sonë”, vazhdoi deklarata e tyre.
Së fundi, thuhet: “Ne përgjithmonë ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë. Ne e vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi."
Çifti u takua për herë të parë në vitin 2001 dhe u fejuan tre vjet më vonë në 2004. Ata u martuan në Paris më 15 mars 2010 dhe kanë tre fëmijë, Olive, Elula dhe Montgomery./ZËRI