Qytetërim

PAMJET- Pas 12 vitesh në vendlindje/ Beba Rexha viziton Dibrën, shkon tek varri i gjyshit

Këngëtarja ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat.

f.t
PAMJET- Pas 12 vitesh në vendlindje/ Beba Rexha viziton Dibrën, shkon
Bebe Rexha

DIBËR-Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh. Rexha në një postim në Instagram ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj. Këngëtarja ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat, aty ku shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

"Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona."- shkruan Bebe.

PAMJET- Pas 12 vitesh në vendlindje/ Beba Rexha viziton Dibrën, shkon
PAMJET


/ZËRI

Poll

MOS HUMB