
pamje nga ndeshja
TIRANË-Partizani është finalisti i parë i “Final Four”. Ashtu siç pritej, të kuqtë kanë kaluar Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij mini-turneu dhe tanimë presin të qetë emrin e skuadrës që do të kenë përballë më datë 26 maj.
Të kuqtë iu falën golit të Bintsouka në minutën e 47-të të ndeshjes dhe presin pas dy ditësh gjysmëfinalen Egnatia - Vllaznia për të mësuar rivalin që do diskutojnë finalen e madhe të Superligës, për të mësuar kampionin e sezonit 2023-24.
Kujtojmë se edhe me barazimin, më tej në finale kalonte po Partizani për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt./ZËRI
Poll